Lajme

European Games 2023 (Kraków, Poloni)/ Teqball debuton për herë të parë si një sport me medalje – Shqipëria një nga 21 shtetet pjesëmarrëse në këtë event historik për Teqball

European Games 2023/ Teqball debuton për herë të parë si një sport me medalje në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane në Kraków, Poloni – Shqipëria një nga 21 shtetet pjesëmarrëse në kampionatin e parë europian për Teqball.

 

 

 

 

 

 

Pikat kryesore nga eventi:

  • Lojërat Europiane (EG2023) u zhvilluan në Kraków të Polonisë nga 21 qershori deri në 2 korrik 2023. Për sportet olimpike, EG2023 shërbyen si event kualifikues për në Lojërat Olimpike Paris 2024.
  • Teqball, për herë të parë në një event kontinental, përfshihet në program si sport me medalje, bashkë me sportet olimpike, duke rikonfirmuar ambicien për të fituar statusin e sportit olimpik në Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.
  • Federata Shqiptare e Teqball, pjesë e delegacionit Olimpik Kombëtar Shqiptar, u përfaqësua nga Fransua Shabani, sportist i klubit « Teqball Elbasan ». Fransua, i cili ishte gjithashtu sportisti më i ri në moshë, luajti dy ndeshje në grup: kundër përfaqësuesit të Republikës Çeke, Petr Bubniak, si dhe kundër përfaqësuesit të Serbisë, Bogdan Marojevic, i cili do të shpallej më tej nënkampion Europe në kategorinë Doubles për meshkuj.
  • Federata Shqiptare e Teqball mori pjesë gjithashtu në mbledhjen e parë zyrtare të Konfederatës Europiane të Teqball, si anëtare themeluese së bashku me 12 federatat e tjera europiane: Francë, Belgjikë, Portugali, Sllovaki, Serbi, Kroaci, Rumani…

Komiteti Organizator i EG2023, në planifikimin e kampionatit, u kujdes të ruante çdo detaj të vogël të zonës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Krakovit, dhe të tregojë bukurinë e qytetit nëpërmjet zgjedhjes strategjike të pikave ku do të mbahen garat për sporte të caktuara.

Eventi i Teqball, në total 5 kategori, u zgjodh të mbahej pranë “Tregut të Vjetër” të Krakovit – një nga pikat më të frekuentuara të Krakovit, dhe padyshim lokacioni më i bukur i këtij eventi sportiv.

Rezultatet e Teqball sipas kategorive :

Men Singles:

  1. Apor GYORGYDEAK (ROU)
  2. Adrian DUSZAK (POL)
  3. Hugo RABEUX (FRA)

Women Singles:

  1. Kinga BARABASI (ROU)
  2. Amelie JULIAN (FRA)
  3. Nanna Lind KRISTENSEN (DEN)

Men Doubles:

  1. Csaba BANYIK, Balazs KATZ (HUN)
  2. Nikola MITRO, Bogdan MAROJEVIC (SER)
  3. Adrian DUSZAK, Marek POKWAP (POL)

Women Doubles:

  1. Lea VASAS, Zsanett JANICSEK (HUN)
  2. Kinga BARABASI, Katalin DAKO (ROU)
  3. Alicja BARTNICKA, Ewa KAMINSKA (POL)

Mixed Doubles:

  1. Lea VASAS, Balazs KATZ (HUN)
  2. Maja UMICEVIC, Nikola MITRO (SER)
  3. Alicja BARTNICKA, Marek POKWAP (POL)

Shfletoni albumin për foto nga eventi:

Author: FITEQ
« 2 of 18 »

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *