Rreth Nesh

Teqball është një sport i topit me këmbë që luhet mbi një tryezë të lakuar që ndërthur elemente të
futbollit dhe tenisit në tavolinë. Me shkëmbime ndërmjet tyre, lojtarët godasin një top futbolli me çdo
pjesë të trupit, përveç krahëve dhe duarve. Teqball mund të luhet midis dy lojtarëve si një lojë teke, ose
midis tre ose katër lojtarëve si një lojë dyshe. Loja është e përfaqësuar në një nivel ndërkombëtar nga
Federata Ndërkombëtare e Teqballit (FITEQ). Një numër i futbollistëve të klasit botëror janë tërhequr
nga loja, dhe pasi u përfshinë në Lojërat Afrikane të Plazhit, sporti tani po synon përfshirjen Olimpike.

Promovimi i këtij sporti ka filluar që në Qershor 2018, gjatë eventit “Fan Zone” të organizuar për
Kampionatin Botëror 2018, në sheshin Skënderbej, por Federata Shqiptare e Teqball (FSHTEQ), është
themeluar në Maj 2020. Misioni ynë: “të nxisim dhe promovojmë Teqball për të tërhequr më shumë
lojtarë të të gjitha moshave, të arrijmë standarde më të larta dhe të përmirësojmë profilin e sportit”.

Për të përmbushur këto objektiva, ne po punojmë për një plan zhvillimi katër vjeçar.

Ne do të ofrojmë turne, trajnime dhe stërvitje, dhe do punojmë ngushtë me shoqatat sportive që
aplikojnë këtë sport në të gjithë Shqipërinë për të promovuar marrjen me këtë sport dhe përsosmërinë
teknike. Ne gjithashtu do të administrojmë Renditjet individuale dhe ekipore si dhe Ekipin Kombëtar,
dhe të sigurojmë çertifikime për trajnerët dhe gjyqtarët. Ne jemi veçanërisht të përqendruar në
ushtrimin me këtë sport dhe pjesëmarrjen, si dhe ofrimin e mundësive për të rinjtë të shijojnë Teqball.

Federata Shqiptare e Teqball është një organizate jo fitimprurese dhe ka zyrën e saj të regjistruar në
Tirane, Rr. Pinari (70m ne te djathte te Xhamise se Selites), Pallatet Brari sh.p.k. Tarifat e anëtaresimeve
do të përbëjnë zërin kryesor të fondeve tona, me mbështetje nga Federata Nderkombetare e Teqball
dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise. Pajisjet dhe veshjet për Ekipin Kombëtar do te sigurohen nga
Sponsori zyrtar sportiv.